Home Kryetitull
EKSKLUZIVE/ Qeveria nis procedurat, së shpejti taksë në autostradën Tiranë-Durrës
Qeveria kishte planifikuar të bëntë me pagesë kalimin në disa akse kryesore në Shqipëri dhe revolta e kuksianëve disa javë më parë duket se nuk e ka bërë që të tërhiqet nga ky plan.

Kështu, burime ekskluzive nga Ministria e Infrastrukturës bëjnë me dije për Albeu.com se tashmë kanë nisur procedurat për vendosjen e tarifës edhe në Tiranë-Durrës.

Procedurat janë në fazën fillestare të tyre, ku për momentin po bëhet vlerësimi i përdorueshmërisë së kësaj rruge duke nxjerrur numrin mesatar të makinave që kalojnë në periudha të caktuara dhe llojit të tyre.

Nisur nga kjo, burimet bëjnë me dije për Albeu.com se gjatë këtyre ditëve në autostradën Tiranë-Durrës ka filluar kryerja e sondazheve në rrugë ndaj përdoruesve të ndryshëm të makinave duke i pyetur për intensitetin e përdorimit të këtij aksi, qëllimin si edhe llojin e makinës që përdorin kryesisht.

Rruga në fjalë është totalisht e amortizuar, sidomos korsia e djathtë e saj duke u bërë shpesh shkak për aksidente.

Në prononcimet e tij të mëparshme, ministri Gjiknuri ishte shprehur se qeveria e kishte të pamundur që të bënte rikonstruksionin e plotë të saj duke paralajmëruar kështu vendosjen e tarifës. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Vrau gruan, gardisti habit me qëndrimin në sallën e gjyqit
Dua Lipa dhe Rita Ora rrëqethin me urimin për Kosovën (FOTO LAJM)
20 vjeçari vret në mënyrë barbare të atin shqiptar në Greqi
Sjellja e Ramës në Prishtinë, qytetarët e Kosovës lumë ofendimesh (VIDEO & FOTO)
Kritikoi opozitën për protestën? Ambasadori austriak e sqaron shqip

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media