Home Kryetitull
Masakra në Selenicë, ja çfarë urdhri kanë marrë për autorin, RENEA dhe FNSH
Një masakër e vërtetë ka ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës, ku 8 persona janë vrarë me armë zjarri.

Një 24 vjeçar i cili mendohet se është me probleme mendore ka vrarë 8 persona të gjithë nga i njëjti fis me mbiemër Zykaj. Edhe autori është nga ai fis. RENEA-s dhe FNSH i është urdhër që t'i përgjigjen me zjarr 24-vjeçarit i cili është një rrezik permanent.

Masakra në Selenicë, ja çfarë urdhri kanë marrë për autorin, RENEA dhe FNSH
Masakra në Selenicë, ja çfarë urdhri kanë marrë për autorin, RENEA dhe FNSH
19:08, 10/08/2018
Një masakër e vërtetë ka ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës, ku 8 persona janë vrarë me armë zjarri.

Një 24 vjeçar i cili mendohet se është me probleme mendore ka vrarë 8 persona të gjithë nga i njëjti fis me mbiemër Zykaj. Edhe autori është nga ai fis. RENEA-s dhe FNSH i është urdhër që t'i përgjigjen me zjarr 24-vjeçarit i cili është një rrezik permanent.

LEXO EDHE:
Masakra në Selenicë, të plagosurit nisen drejt Tiranës, ja kush dhe pse e nisi konfliktin
Ngjarja

Ngjarja u raportua rreth orës 18:10 minuta të pasdites së sotme (10 gusht).

Policia e Vlorës konfirmon se autori i ngjarjes është 24-vjeçari, Ridvan Zyka, i cili dyshohet se i ka vrarë viktimat me armë zjarri automatike.

I riu dyshohet të jetë me të meta mendore.

Mësohet se edhe 6 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga ngjarja.

Autori ka lidhje farefisnore të brezit të dytë me viktimat. Viktimat janë kushërinj të parë dhe vëllezër me njëri-tjetrin.

Policia

Policia ka shkuar në vendin e krimit dhe ka nisur puna për arrestimin e tij, ndërsa në aksion janë angazhuar forcat e policisë së Vlorës, RENEA, FNSH dhe Delta. Kontrolle të shumta po zhvillohen në zonë nga toka dhe nga ajri.

Autori i ngjarjes dyshohet të jetë ende i armatosur, çka mund të përbëjë rrezik për forcat e rendit.

RENEA-s dhe FNSH i është urdhër që t'i përgjigjen me zjarr 24-vjeçarit i cili është një rrezik permanent edhe për jetën e efektivëve, pasi ka kryer masakrën me tetë të vdekur pak minuta më parë në qendër të fshatit Resulaj të Selenicës.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Humbja e Milanit tërbon ministrin e Brendshëm, Salvini: Skandaloze...
Gallatë me policinë, i deklaron të arrestuar por vëllezërit Avdyli shëtisin me duar në xhepa në Tiranë (VIDEO)
Tronditet Chelsea, ylli i skuadrës ka probleme serioze me shpinën
Politikani shqiptar merr një dhuratë të veçantë nga Luka Modric (FOTO LAJM)
Nga Arben Prenga tek Arben Çuko, si u kapën 27 persona nga mega operacioni "Volvo 4"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media