Home Kryetitull
Masakra e Vlorës/ Ja çfarë deklaruan në polici prindërit e autorit
Ndërkohë që hetuesit vijojnë marrjen në pyetje të prindërve të autorit të masakrës në Qarkun e Vlorës, operacioni për kapjen e tij ka nisur të konkretizohet në tri drejtime.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se forcat e policisë kanë hyrë nga krahu i fshatit Roms, si dhe nga krahu i Mallakastrës, ndërsa në përforcim të tyre kanë ardhur edhe FNSH nga Fieri, përveç repartit të RENEA-s.

Sa i përket dëshmisë së prindërve të 24-vjeçarit Ridvan Zykaj, mësohet se ata kanë konfirmuar para hetuesve se njëra nga gratë e mbetura viktimë e kishte fyer djalin e tyre, duke e akuzuar për vjedhje.

Ai ishte ngritur nga tavolina për t’u larguar, e më pas ndodhi ajo çfarë dihet, masakrimi i 8 personave të një fisi. Por, prindërit këmbëngulin se nuk e dinë se ku e ka gjetur armën vrasësi, pasi siç janë shprehur, nuk kanë mbajtur kurrë armë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Ky është Beni", nuk kanë të sosur memet në protestën e studentëve (FOTO LAJM)
"I duam tarifat sa Erion Braçe", memet e protestës bëhen virale në rrjet (FOTO LAJM)
"Të dashur studentë, ju shikojnë si shpresë! Keni shans historik"
55 të dënuar në Burrel kërkojnë lirinë, letër Ministrisë së Drejtësisë (FOTO LAJM)
Dy mjekë nën hetim për vdekjen e Astorit

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media