Home Kryetitull
Hidhe armën dhe dorëzohu! Si u kap i gjakosur dhe i lodhur autori i masakrës së Selenicës (FOTO LAJM)
Ritvan Zykaj, autori i masakrës me 8 të vdekur në Selenicë të Vlorës u ka nga policia në orët e para të ditës së sotme. I gjakosur nga fytyra dhe dhe i lodhur, Zykaj nuk ka folur fare në momentin e arrestimit.

Ai u ndoq gjatë gjithë natës nga Forcat Speciale duke bërë të mundur kapjen në periferi të fshatit si edhe sekuestrimin e armës së krimit.

Ndërkohë, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë kërkuar dënim maksimal ndaj tij.

Mijëra njerëz kanë komentuar duke dënuar veprimin e tij, duke shpërndarë foton dhe paralajmëruar për të si një njeri të rrezikshëm.

‘Ti presin mishin copa-copa dhe t’ia kripin’, ‘ta varin me kokëposhtë’, ‘të dënohet me vdekje’, ‘të varet në mes të sheshit’, ‘të digjet i gjallë’

Këto janë disa nga deklaratat e qytetarëve të ndryshëm në rrjetet sociale.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Lleshaj: Kot po them, po spekuloj, por sasia e parave edhe mund të jetë djegur
Gjarpërinjtë helmues detyrojnë legjendën e Milanit të punojë nga shtëpia
Ministri Lleshaj flet për herë të parë rreth vrasjes së Admir Muratajt
Ronaldo dhe Agnelli takim sekret, vendoset e ardhmja e skuadrës
U aludua se shqiptarët i vodhën shtëpinë, flet këngëtari grek: Isha në Milano kur ndodhi

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media