Home Kryetitull
I shpëtuan policisë për herë të 14, dikush po dekonspiron aksionet e RENEA-s
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka hedhur akuzën e rëndë se dikush po dekospiron operacionet e RENEAS për të vënë në nën arrest dy të shumëkërkuarit Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili.

Hoxha tregon se ka pasur 10 orë diferencë midis marrjes së informacionit nga RENEA dhe ndërhyrjes në zonë, në fshatin Remas të Divjakës por dy të kërkuarit i kanë shpëtuar policisë për herë të 14.

I moshuari Haxhi Lika që ndodhej në shtëpinë ku dyhsohet të kenë qenë dy djemtë, është plagosur nga policia dhe Hoxha thotë se ka qenë ai që ka qëlluar fillimisht mbi policinë..

"Ka një grup personash të fuqishëm edhe biznesmenë me lidhje të forta që i mbështesin por të marrë nën kontroll zonën e Lushnjes.

Haxhiu e Bilbili dyshohen edhe si vrasës me pagesë të një grupi të konsoliduar që ka lidhje me elementë të korruptuar të policisë lokale.

Vetëm në muajin janar nga Lushnja janë larguar 13 familje vetëm prej kërcënimeve të tyre. Kanë ulur qepenat e bizneseve të tyre. Janë të afërm të personave që kanë qenë objekt i atentateve nga ky grup. Këta shtetas prej një viti vazhdojnë të jenë të lirë dhe rrezik përmanent për zonën e Lushnjes."-tha Hoxha për Report Tv. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Mrekullia që do të shihet nga toka, sot bie shi meteorësh
Mbajti vajzën e vogël për dy vjet në bagazh, dënohet mamaja monstër
E RËNDË/ Aksidenti i autobuzit me makinën, humb jetën 25-vjeçari
Pas situatës së sikletshme në studio, blogerja bën një video vetëm për Ermalin
Katastrofë për Shqipërinë, Panucci poshtërohet nga Skocia

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media