Home Kryetitull
Jeta dhe karriera e Lorik Canës do të pasqyrohet në një film dokumentar
Lorik Cana është një nga legjendat e futbollit shqiptar. Rrugëtimi i tij prej më shumë se 13 vjet me kombëtaren përfundoi pikërisht një vit më parë, në majën e Evropës, në finalet e të parit Evropian për Shqipërinë.

Me ekipin kombëtar, Lorik Cana numëron 93 ndeshje, më shumë se çdo futbollist tjetër shqiptar. Ish-kapiteni ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku zbuloi se së shpejti do të publikohet një film dokumentar për jetën dhe karrierën e tij.

“Është hera e parë që unë flas për këtë dokumentar. Në fakt nuk ka qenë iniciativa ime. Ka qenë gazetari sportiv Andi Deçka ai i cili ka filluar gazetarinë kur unë kam nisur karrierën në Francë. Pasi unë përfundova karrierën ai erdhi dhe më tha se kishte dëshirë të realizonim një film dokumetar.

“Ai është munduar të bëjë diçka të mirë, ka shkuar në vendet ku kam luajtur dhe ka folur me njërëz. Ka dalë diçka shumë e mirë dhe kemi menduar ta shfaqim nga fundi i Dhjetorit. Shpresojmë që gjatë mbrëmjes për shfaqjen e parë të dokumentarit ku do të ketë shumë të ftuar të ngremë fonde për Fondacionin e bamirësisë.

“Këtë trailer të shkurtër ne nuk e kemi shfaqur, e kanë parë vetëm njerëz me të cilët është dashur të punojmë. Besoj është një mundësi e mirë ta shfaqim një fragment sot”, tha Cana.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Juventusi mbi të gjithë, i vetmi ekip në Europë që s’ska pësuar disfatë
Ky është 9 vjeçari shqiptar më i zgjuar (VIDEO)
12 të mbytyr, mes tyre të përqafuar me njëri-tjetrin 1 nënë me foshnjen
Suprizon moti, çfarë pritet të ndodhë sot
Transportoi 2 shqiptarë në Angli, kapet 24-vjeçarja nga Letonia

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media