Home Kryetitull
Mërgim Mavraj merr pasaportë greke (FOTO LAJM)
Mërgim Mavraj është grek. Zyrtarisht, me letra e kemi fjalën. Ose të paktën këtë ka lënë të kuptohet mbrojtësi i Kombëtares, në ditën që u zgjodh edhe kapiten i Shqipërisë me votat e shokëve të skuadrës.

Në një postim në “Instagram”-in e tij, qendërmbrojtësi i përfaqësueses ka publikuar një foto të pasaportës greke dhe madje falënderonte edhe në gjuhën helene “Faleminderit Greqia”. Postimi qëndroi vetëm për pak minuta, sepse me sa duket nuk është pritur edhe aq mirë nga fansat e tij. Fakti që e ka hequr shumë shpejt, e nënkupton këtë, por mundet që të ketë pasur edhe arsye të tjera. Gazeta pyeti vetë futbollistin për këtë çështje, por Mavraj refuzoi të jepte një përgjigje.

• Pse i duhet pasaporta?

Mërgim Mavraj ka pasur pasaportë gjermane, por duke qenë se Gjermania nuk e lejon dyshtetësinë, ai vendosi ta sakrifikojë dokumentin dhe të mbajë vetëm pasaportën shqiptare. Poe, pse i duhet pasaporta greke? Në fakt, nuk ka të bëjë shumë me Greqinë, pasi shqiptarët në Greqi prej vitesh nuk konsiderohen ekstrakomunitarë dhe rrjedhimisht kjo nuk i kushtëzon asgjë profesionalisht.

Por mund t’i duhet pasaporta greke nëse një ditë vendos të udhëtojë drejt SHBA-së apo Kanadasë, apo nëse në një të ardhme do të transferohej në një kampionat europian, aty ku shqiptarët quhen ekstrakomunitarë dhe kjo i pengon shumë për të siguruar kontratën që dëshiron.

Mavraj nuk është i pari dhe as i vetmi yll i Kombëtares që merr pasaportën e një vendi tjetër. Pak muaj më parë ka aplikuar edhe Armando Sadiku për t’u pajisur me pasaportë bullgare. Arsyeja mbetet e njëjtë: kështu nuk konsiderohet ekstrakomunitar në Spanjë, Itali, Zvicër, apo Gjermani. Kujtojmë që Mavraj ka edhe pasaportë diplomatike, me të cilën shteti shqiptar pajisi gjithë ekipin Kombëtar pas kualifikimit në “Euro 2016”.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Madhështore, studentët i hapin rrugën autoambulancës dhe formojnë kordon rreth saj
Video pikante nga protesta e studentëve: O ministrja e mamit të vet... (VIDEO)
Inzaghi mbron Strakoshën: është vetëm 23 vjeç nuk meriton të kritikohet, harruat 3 sezone të shkëlqyera
E FUNDIT/ Nikolla jep dorëheqjen? Fjalimi me mesazhe të koduara në parlament
Deputeti i PS-së e thotë hapur, çfarë do të ndodhë me 8 pikat që studentët kërkojnë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media