Home Kryetitull
Bilanc i frikshëm, 5 të vdekur brenda 24 orëve
Dita e djeshme ka qënë një ditë zie, pasi në harkun kohorë të 24 orëve kanë humbur jetën 5 persona, duke rritur kështu pasigurinë dhe kriminalitetin në vend.

Mati u trondit nga disa të shëtna me armë ku mbetën të vrarë 3 persona, 2 prej të cilëve punonjës të Bashkisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Shëlli ku punonjësit e bashkisë të gjendur aty për të hapur një rrugë, janë konfliktuar me një banor të zonës, Kujtim Koxhajn, i cili i cili më pas është kthyer me automatik dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Autori u arrestua pak orë pas ngjarjes nga ana e policisë, ndërsa dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur ka kryer krimin e rëndë.

Ndërkohë që në mbrëmje një tjetër ngjarje ka ndodhur në zonën e Babrrusë në Tiranë ku fillimisht u raportua se një vajzë e mitur kishte ndërruar jetë në spital, ndërsa më vonë u konstatua se ajo ishte me plagë të shkaktuara nga armë zjërri në trup.

Gjithashtu po në kryeqytet në mbrëmjen e djeshme është shënuar edhe viktima e 5 e ditës. Një i ri i identifikuar si Olti Hajdari është masakruar me thikë dhe është lënë gjatë në rrugë, pa marrë ndihmën e parë mjekësore, ku më pas ka humbur jetën në spital. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Deputeti i PS-së e thotë hapur, çfarë do të ndodhë me 8 pikat që studentët kërkojnë
Skandaloze, qeveria i pret energjinë studentëve në protestë
"Je ngelës e hajdut!" Deputeti i PD-së i hedh në fytyrë Ramës ligjin për Arsimin e Lartë (VIDEO)
"Rama si Nano dhe Berisha, i doli boja shumë shpejt"
"Studentët na dhanë një shuplakë", çfarë thotë Rama në Kuvend për protestën (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media