Home Kryetitull
Policia zbardh shkaqet e vdekjes së 13-vjeçares në Tiranë
Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme ku e mitura K. B., 13 vjeçe ndërroi jetë në spital.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor rezulton se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e gjahut me të cilën e mitura dyshohet të jetë vetvrarë në banesë.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e djeshme ku shtetasia K. B., 13 vjeçe është shoqëruar për ndihmë mjekësore në spital nga i ati i saj, shtetasi Xh. B., ku dhe më pas ndërroi jetë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor ku në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe proceduriale (kqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve), ka rezultuar se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën shtetasi Xh. B., dispononte leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Nuk ka ndarje, jemi një komb", Vedat Muriqi: Nuk kam marrë kurrë ftesë nga Kombëtarja shqiptare
Isa Mustafa del "kundër" diasporës: Është më e drejtë që fituesin ta përcaktojnë qytetarët që jetojnë në Kosovë (VIDEO)
Shtyhet "El Clasico", do të luhet në dhjetor?
"Jam gjumash, bëhem i rreptë me fëmijët", Messi: Dua patjetër një Champions
10 vite më parë u shënua goli më i çuditshëm në Premier League: Bent realizoi me ndihmën e një topi plastik (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media