Home Kryetitull
Futbollisti shqiptar shënon dy gola për 7 minuta në Greqi
Mesfushori shqiptar i AEL Larisës, Fatjon Andoni, po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin grek, duke luajtur rregullisht e duke gjetur shpesh edhe rrugën e rrjetës.

Sot, përballë Panetolikos të Enea Mihajt, ai shënoi dy herë, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrte një barazim të rëndësishëm në transfertë.

Panetolikos shënoi dy herë me Mazurek e Bajroviç në pjesën e parë, por në të dytën, Andoni bëri diferencën me lojën e tij.

Fillimisht ai shënoi golin që shkurtoi diferencën në minutën e 82' dhe vetëm 7 minuta më vonë, barazoi shifrat me një penallti duke vulosur barazimin 2-2. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Fike telefonin dhe kushtoji kohë vetes, këshilla të arta për të balancuar angazhimet tuaja
Shifra alarmante për Kosovën, mbi 200 raste të reja me koronavirus
Disa këshilla se si të mos e ndieni vapën gjatë natës
Të rinjtë shqiptarë nuk duan t'ia dijnë për koronavirusin, kështu festuan nën praninë e Ledri Vulës (VIDEO)
Enea Mihaj bëhet hero, i shënon në fund Olympiakos dhe ngjit Paok në Champions (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media