Home Kryetitull
Bushati: Kemi braktisur objektivën kombëtare, në 30 qershor i japim fjalën shqiptarëve
Deputeti i Partisë Socialiste Ditmir Bushati, gjatë fjalës në seancën parlamentare u shpreh se gjendja politike në vend është pasojë e një eksperimenti 30 vjeccar për ndërtimin e një shteti ligjor.

Sipas Bushatit ky eksperiment filloi tek vendimi i presidentit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve si dhe tek bojkotimi i KQZ-së.

“Eksperiment është edhe bojkotimi i KQZ dhe Komisionit të Reformës Zgjedhore të monitoruuar nga ndërkombëtarët. Eksperiment është edhe vendimi I presidentit në paligjshmëri me Kushtetutën e vendit, tamam një ko0këfortësi e tranzicionit shqiptar 30 vjeçar. Ndoshta është taksirat për ne shqiptarët të përballojmë gjithë këto eksperimente në ndërtimin e shtetit ligjor dhe institucional”, tha Bushati.

Deputeti socialist pasi bëri një krahasim të përgjithshëm të opozitës së sotme dhe kohës kur mazhoranca e sotme ishte në opozitë, theksoi edhe rëndësinë që i është kushtuar nga palët datës 30 Qershor, në vend që siopas tij, një vëmendje e tillë ti kushtohej datës së hapjes së negociatave dhe bindjes së vende3ve skeptike.

“Kam qenë deputet i PS-së në Tiranë kur 4 protestues u vranë, gjithashtu në 2011 na u vjedhën zgjedhjet, por Edi Rama u tërhoq dhe ne i fituam zgjedhjet në 3013. Të gjithë e dimë që sistemet politike dhe institucionale përmirësohen përmes kulturës institucionale, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit dhe jo përmes bojkotimit. Ne filluam dhe diskutuam për zgjedhjet e datës 30 Qershor në vend që të diskutojmë për datën e fillimit të negociatave dhe bindjen e shteteve skeptike. Të uleshim e diskutonim me njëri-tjetrin se si mund ti bindim shtetet skeptike në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë.

Ne kemi e braktisur prespektivën kombëtare. Duhet të shkojmë drejt 30 Qershorit për t’ju dhënë mundësinë shqiptarëve që duan të zgjedhin për ta thënë fjalën e tyre”, perfundoi Bushati.


Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Pas përgjimeve të "Bild"/ Basha: Dy trishtimet e mia të kësaj të hëne
Nesër Shqipëria merr lajmin për negociatat, çfarë pritet të ndodhë?
Artan Hoxha: Për Dibrën nuk ka vetëm prova në audio, ka dhe video
Nuk ndalet gazetari gjerman i "Bild": Do publikoj të tjera përgjime
Flet hapur ish-ministrja e Ramës: Dhe djemtë më esnafë të politikës kanë vjedhur vota

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media