Home Kryetitull
E BUJSHME/ Drejtuesit e Partizanit kërkojnë të blejnë klubin e njohur italian
Kur te Partizani po mendojnë për ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe sezonin e ardhshëm, në Itali po qarkullon një lajm jo pak i bujshëm. Klubin që zotërohet nga Lotito, Salernitanën kërkojnë ta blejnë dhe në listë janë dy shoqëri të ndryshme ku njëra prej tyre është shqiptare.

Është pikërisht drejtori i Partizanit, Olsi Rama ai i cili udhëheq këtë grup shqiptar në garën për të blerë klubin italian. Sipas asaj që raporton "salernogranata.it", Rama ka shfaqur interes për Salernitanën dhe kërkon që të sigurojë aksionet e klubit italian që arriti vetëm pak ditë më parë të mbijetonte në Serinë B.

Në lajm raportohet se faktor mund të bëhet edhe miqësia që presidenti Gamzent Demi ka me Luçiano Moxhin dhe ky i fundit mund të ndihmojë në tratativat për të blerë aksionet e klubit italian. Marrëveshja mes palëve, mendohet të mbyllet për një shumë që arrin në 16 milionë euro.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Suprizon moti, çfarë pritet të ndodhë sot
Transportoi 2 shqiptarë në Angli, kapet 24-vjeçarja nga Letonia
Dalin pamjet, si u kapën nga Njësia Speciale 2 personat që dyshohet që eleminuan Oliver Ivanovicin (VIDEO)
Albin Kurti: Në takimin e parë me Edi Ramën do flas për "Shengenin Ballkanik" (VIDEO)
Media e madhe italiane me shkrim fantastik për "Dardanët": Fabula e Kosovës, nga lufta deri tek ëndrra për "Euro 2020"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media