Home Kryetitull
1 ton drogë e trafikuar përmes liqenit të Shkodrës, Leshaj: Nuk kam informacion
Ministria i Brendshem Sandër Lleshaj flet nga Shkodra pas inagurimit të pikës së kalimit kufitar në Hanin e Hotit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

I pyetur për akuzat e Partisë Demokratike për arrestimin e përkrahësve të opozitës në mënyrë të jashtëligjshme dhe politike, ministri Lleshaj tha se Policia e Shtetit nuk arreston simpatizantë të partisë demokratike por arreston qytetarë që shkelin lignin.

“Nuk kam informacion se Gjykata e Apelit në Shkodër i ka konsideruar të paligjshme arrestimet e personave për djegien e KZAZ 3”.

Sa i përket operacionit të gjetjes së armëve në Elbasan, ministri Lleshaj tha se çdo operacion i policisë duhet të jetë i fshehtë dhe ato që publikohen janë vetem rezultatet, jo operacionet.

“15 qershori ka qenë dita e fundit që përjashtonte autoritetet nga përgjegjësia për sasitë e lëndëve narkotike dhe pas 15 qershorit çdo institucion mban përgjegjësi dhe ka ndodhur në këto dite që për çdo rast të gjetjes se bimeve narkotike janë shoqeruar me penalitete të administratoreve lokal dhe personave të tjerë përgjegjës edhe nga policia. Sa i përket pikave të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, po perpiqemi që ti bëjmë të gjitha të përbashkëta që të shkurtojmë me të paktën 50% kohën e pritjes.

Do të aplikojmë atë standard që kemi me Kosovën ndonëse Morina është pika më e frekuentuar. Ia kemi prezantuar palës malazeze dhe jemi në diskutim dhe në pritje me ta për të arritur pikat e kalimit kufitar të përbashkëta. Besoj që do ta arrijmë shumë shpejt ta realizojmë. Disa prej godinave janë të viteve 80 dhe punojmë që ti vendosim brenda standardeve në të gjithë Shqipërinë”.

Lleshaj deklaroi se për trafikimin e 1 ton drogë nga Maj deri më tani përmes liqenit të Shkodrës apo pikave kufitare nga shqipëria për në Nalin e Zi nuk është i informuar, por theksoi se lufta ndaj këtij fenomeni vazhdon.

“Sa i përket trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Malit të Zi përmes liqenit të Shkodrës apo pikat e kalimit kufitar nuk jam i informuar se janë kapur 1 ton drogë nga maji deri tani. Lufta ndaj trafikut të drogës është një prioritet i Policisë së Shtetit. Ne nuk mund ta konsiderojmë ende të mbaruar luftën ndaj trafikut të drogës por di që kemi shkatërruar në mënyrë thelbësore gjithë rrjetet e kultivimit të cannabisit në Shqipëri dhe gjithë treguesut e këtij viti provojnë faktin që fenomeni është goditur dhe është shkatërruar. Sigurisht ka perpjekje sporadike të cilat po ndiqen me seriozitet të madh nga policia”, tha Lleshaj.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Haradinaj mirëpret në Prishtinë presidentin Meta dhe vajzën e tij (FOTO LAJM)
Aksident në Tiranë, dy makina përfundojnë në kanal (VIDEO)
"Rama është produkt i George Soros", gazetari investigativ zbërthen detajet: Manjati është mjeshtër (VIDEO)
Automjeti pranë një karburanti në Lezhë përfshihet nga flakët
Plas te Juve, Ronaldo kapet me Sarrin (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media