Home Kryetitull
"Mos na vrisni, një jetë kemi", banorët protestojnë kundër fabrikës së tullave
Banorët e rrugës josif Pashko tek Shinat e Trenit në Tiranë, kanë protestuar ditën e sotme pasi kundërshtojnë veprimtarinë e fabrikës së tullave pranë banesave të tyre.

Me pankarta në duar, ku lexohen “Mos na vrisni, një jetë kemi“, apo “Një jetë kemi mos na e nxini” banorët së bashku më fëmijët e tyre, po protestojnë për herë të dytë për mbylljen e fabrikës.

Një nga banorët është shprehur për Faxnews se “Do protestojmë çdo ditë, pasi na rrezikohet jeta. Fëmijët po na sëmuren. Vuajmë nga azma, kemi probleme me frymarrje. Gazrat çlirohen natën, pasi ditën kanë frikë se mos i kundërshtojmë, kemi pamje të regjistruara. Në vitin 1996 filloi veprimtarinë si fabrikë për prodhimin e tullave dhe tjegullave.”

Një tjetër banorë është shprehur se vuan nga mushkria dhe me zemrën. “Këtu ka pasur edhe njerëz që kanë vdekur”.

I pranishëm në protestë ka qënë edhe aktivisti Sazan Guri, i cili u shpreh se aktiviteti kësaj fabrike, po nëpërkëmben fëmijët.

Banorët do të mbajnë çdo të dielë në orën 10:00 të paradites për të protestuar deri në mbyllje të fabrikës.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Me makina luksoze dhe armë, kush është i "forti" i Fushë Krujës që iu bë atentat mbrëmë
Rëndohet bilanci në Durrës, 188 banesa dhe 9 pallate të krisura
Tërmetet shkundin Shqipërinë, mediat e huaja lajm të parë
Tërmet te Barcelona, Valverde pranë shkarkimit
Më i fuqishmi i 30 viteve të fundit, flet sizmiologu: Janë ndjerë mbi 300 lëkundje

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media