Home Kryetitull
Ç'po ndodh me raportet Kosovë-Çeki? Haradinaj anullon vizitën në Pragë
Ramush Haradinaj nuk do të shkojë të enjten në Pragë për të marrë pjesë në Samitin e Vishegradit, e në Çeki raportohet se deklarata e presidentit Millosh Zeman për tërheqje të njohjes është arsyeja e anulimit të pjesëmarrjes nga ana e Kosovës.

Në Samitin e Vishegradit, përveç Çekisë, Sllovakisë, Polonisë dhe Hungarisë, marrin pjesë kryeministrat edhe të Ballkanit Perëndimor, e shefi i Qeverisë kosovare në detyrë, Ramush Haradinaj, e ka anuluar vizitën në Pragë.

Në Zyrën e Kryeministrit e kanë konfirmuar për Gazetën Express se Haradinaj nuk do të marrë pjesë në Samitin e Vishegradit.

Ndërkaq zëdhënësja e Qeverisë çeke sot ka thënë se Kosova e ka anuluar pjesëmarrjen në samitin ku marrin pjesë udhëheqës të Ballkanit Perndimor.

Nga Zyra e Kryeministrit në detyrë thuhet se arsyeja e mospjesmarrjës janë angazhimet e Haradinajt, ndërsa thonë se do të dalin së shpejti me njoftim zyrtar.
Dërgoja mikut në:
Diaspora
e Mërkurë 11 Shtator 2019, Ora 20:02
Kur e kane kuptuar cfar budallej jane normal qe do e heqin,do kthehemi prap nen serbi,ca te besh
Shkruani komentin tuaj!
 
Tërmeti apokaliptik: Instituti gjerman tregon sa rrezikohet Shqipëria
U hodh nga ballkoni me djalin e mitur në krah, nëna rrëfen tmerrin nga tërmeti
Të dhëna zyrtare: Ministria e Shëndetësisë jep informacion mbi gjendjen e të plagosurve
Pamje rrëqethëse: Çfarë la pas tërmeti apokaliptik (FOTO LAJM)
500 banorë kalojnë natën në çadra: Ishin momente të tmerrshme, nuk duam të kthehemi në shtëpi

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media