Home Kryetitull
Plagosja e mbrëmshme në Lezhë, dorëzohet autori
Brenda 24 orëve është arrestuar autori i plagosjes me armë zjarri të një 37 vjeçari në qytetin e Lezhës.

Policia sqaron se në pranga ka përfunduar 22 vjeç, me iniciale Sandër Dedgjonaj, i cili është dorëzuar në fshatin Troshan. Policia thotë se për arrestimin e tij,

“Prej mbrëmjes së djeshme, dhjetëra forca policie të Komisariatit të Policisë dhe të DVP-së Lezhë, kanë ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatin Troshan si dhe kanë krehur e mbajtur të rrethuar zonën e pyllëzuar të fshatit Troshan, zonë në të cilën autori mundi të fshihej pas ngjarjes.

Si pasojë e presionit të kontrolleve dhe rrethimit të zonës së pyllëzuar si dhe falë edhe negociatave që Policia e Lezhës bëri me të afërmit e autorit të dyshuar që ai ti dorëzohej organeve të Drejtësisë, para pak minutash u bë e mundur që në fshatin Troshan, autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi S.D. vjeç 22, ti dorëzohej shërbimeve të policisë. Ky shtetas, dyshohet se mbrëmë në qytet Lezhë, ka plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin A.K. vjeç 37, banues në Lezhë”, sqaron policia.

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
U hodh nga ballkoni me djalin e mitur në krah, nëna rrëfen tmerrin nga tërmeti
Të dhëna zyrtare: Ministria e Shëndetësisë jep informacion mbi gjendjen e të plagosurve
Pamje rrëqethëse: Çfarë la pas tërmeti apokaliptik (FOTO LAJM)
500 banorë kalojnë natën në çadra: Ishin momente të tmerrshme, nuk duam të kthehemi në shtëpi
Sërish lëkundje tërmeti në Durrës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media