Home Kryetitull
Dopio-gafë në ndeshjen Francë-Shqipëri, spikeri i stadiumit: Nuk fjeta për dy ditë
Ngatërrimi i himnit të Shqipërisë në sfidën në transfertë ndaj Francës, nuk ishte e vetmja gafë nga organizatorët. Teksa kërkonte ndjesë për incidentin, ishte spikeri i stadiumit të "Stade le France", i cili në vend që t’i kërkonte falje Shqipërisë, përmendi emrin e Armenisë, duke bërë kështu një dopio-gafë.

Por, është pikërisht personi i quajtur Maks, i cili prej vitesh është spiker i stadiumit, që ka rrëfyer për “L’Equipe” makthin që përjetoi ato momente kur ngatërroi Shqipërinë me Armeninë, si edhe kohët e vështira ditë pas asaj gafe, deri tek ndeshja tjetër që Franca luajti mbrëmë, ndaj Andorrës.

GABIMI – Nuk më ka ndodhur kurrë në më shumë se 500 evente sportive. Bëra një gabim të madh. Të jem i sinqertë, nuk e dëgjova veten duke e thënë diçka të tillë. E kuptova vetëm pasi më thanë të tjerët minuta më vonë. Truri im ishte bllokuar në ato momente. Me zor po prisja ndeshjen e mbrëmshme me Andorrën. Njerëzit mendonin se mos do futesha sërish në panik, por unë doja një ndeshje tjetër. Isha i paduruar për ta ndrequr, dhe nuk kam fjetur për ditë.

PASOJA – Diskutuam me drejtues të federatës, por gjithçka ishte normale. Nuk është se më pritën me ndonjë “armë” që tek dera. Të gjithë u treguan shumë të mirë me mua. Prioritet ishte që të kalonim me sukses ndeshjen me Andorrën dhe gjithçka skoi mirë. Gjithsesi, ai gabim më mbetet në mendje. Andorra më lejoi ta kaloj atë situatë, dhe të mos e mbaj më mendjen aty.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Tërmeti apokaliptik: Instituti gjerman tregon sa rrezikohet Shqipëria
U hodh nga ballkoni me djalin e mitur në krah, nëna rrëfen tmerrin nga tërmeti
Të dhëna zyrtare: Ministria e Shëndetësisë jep informacion mbi gjendjen e të plagosurve
Pamje rrëqethëse: Çfarë la pas tërmeti apokaliptik (FOTO LAJM)
500 banorë kalojnë natën në çadra: Ishin momente të tmerrshme, nuk duam të kthehemi në shtëpi

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media