Home Kryetitull
U hodh nga ballkoni me djalin e mitur në krah, nëna rrëfen tmerrin nga tërmeti
Një grua e lënduar nga tërmeti i fuqishëm në Tiranë ka rrëfyer panikun për e pwrjetuar ditwn e djeshme.

Duke mos dashur të tregojë fytyrën, e lënduara tha se ndodhej brenda shtëpisë, kur fëmijët kishin filluar të bërtisnin.

Ajo tregoi për “News24” se kishte kapur menjëherë në krah çunin e mitur dhe gocën dhe ishte hedhur nga ballkoni.

Ku ndodheshit kur ra tërmet?
Brenda në shtëpi, filluan të bërtisnin fëmijët. Kapa në krah çunin dhe gocën dhe u hodha nga ballkoni. Shtëpia vende-vende është çarë.

Po fëmijët kanë pas lëndime?
Jo, vetëm se janë trembur, janë traumatizuar. Fëmijët kanë pas më shumë dëmtime psikologjike. Banesa është një katëshe.

Ka persona të tjerë të lënduar?
Nuk e di, thonë që ka, më shumë nga frika. Ashtu siç dola dhe unë.

Sa fëmijë keni, banesa juaj është e banueshme?
Jo, mbrëmë kemi ndenjur deri vonë jashtë, pastaj kemi shkuar të flemë te nëna. Fëmijët janë te komshinjtë. Goca nuk ka vënë gjumë në sy fare.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Të vrasin natën e të qajnë ditën", si e eliminoi djali i xhaxhait 55 vjeçarin në Dukagjin
Kapet autori i vrasjes në Shkodër
Medalje Championsi, buzhuteri dhe parfume, dalin pamjet e aksionit ndaj shqiptarëve në Madrid (FOTO LAJM)
Edhe sikur Zvicër të bëhet Shqipëria, Franca do thotë "Jo"
Fantastike Luiza Gega, fiton medalje bronzi në 'Lojërat Olimpike Botërore 2019'

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media