Home Kryetitull
Deklarata e Vuçiç: E duam edhe Kosovën në Mini Shengenin Ballkanik
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha në Gjenevë se për Serbinë është shumë e rëndësishme heqja e pengesave për lëvizjen e mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve në rajon.

Gjatë ditës së sotme, Vuçiç mori pjesë në Forumin e Davosit për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor ku tha se dëshiron të shohë Prishtinën, Podgoricën dhe Sarajevën në Minishengen. Presidenti i Serbisë shtoi se mund të dëgjojë fjalë të ndryshme për atë që mund të nënkuptojë projekti.

"Disa do të thonë që Serbia po e përdor këtë sepse nuk dëshiron ta shohë Prishtinën në atë grup, gjë që nuk është aspak e vërtetë. Është shumë e rëndësishme për ne dhe duam të shohim si Prishtinën, ashtu edhe Podgoricën e Sarajevën në atë iniciativë, por vendimi varet nga ata", tha Vuçiç, raporton media serbe B92.

Ai i dha vëmendje faktit se ka shumë njerëz në BE që janë kundër idesë sepse ata nuk janë "në avantazh".

"Por ky nuk është problemi im. Siç e thashë edhe më parë, ne nuk jemi fëmijë, ne duam të kujdesemi për veten. Ne jemi në rrugën tonë për në BE, thoni atë që dëshironi me ne, por duhet të sigurojmë qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve", përfundoi Vuçiç.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E BUJSHME/ CR7 martohet në fshehtësi me Georginën (FOTO LAJM)
U diagnostikua me leuçemi, Mihajlovic merr lajmin e madh
Spiuni rus kapet duke i dhënë para një agjenti serb (VIDEO)
Burri i merr jetën gruas dhe dashnorit të saj, në fund qëllon edhe ndaj vetes
Maqedonia e Veriut, premio marramendëse për të mundur Kosovën në Ligën e Kombeve

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media