Home Kryetitull
Në kërkim nga policia flet live për AbcNews: Isha i sëmurë në Turqi
"Nuk kam asnjë lidhje me atentatin e bërë ndaj prokurorit Ndoj"

Kështu ka deklaruar Julian Sula, i shpallur në kërkim për atentatin e ndodhur pak ditë më parë në Durrës ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ku humbi jetën shoferi i këtij të fundit.

Në një lidhje të drejpërdrejtë telefonike për ABC News, Julian Sula, tha se ka qenë në Turqi dhe nuk ia ka idenë pse është shpallur në kërkim nga policia.

"Nuk e di se sot erdha kam qenë vizitë në Turqi se jam keq nga mushkëritë, flas me avokatin i thashë pse më kërkojnë dhe foli avokati me shefin e komisariatit dhe drejtorin dhe ata i thanë nga ne nuk ka gjë. i pyeti pse i keni vajtur kontroll".

Ndërkohë policia e Shtetit mbrëmjen e kaluar ka ushtruar kontroll në Lushnje për të vënë në pranga Sulën, i cili si duket nuk ka qënë në Shqipëri. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Në luftë me COVID-19, rajoni i Alpeve gjermane futet në izolim total
Pas kartonit të kuq, ja sa pezullohet Federico Chiesa
E quajti katastrofë dhe idiot, Dr. Fauci i përgjigjet Trumpit
Strakosha në formacionin e lojtarëve më të shtrenjtë debutues në Ligën e Kampioneve (FOTO LAJM)
Preu dhe e hodhi në det gazetaren, 49-vjeçari tenton arratinë (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media