Home Kryetitull
E tepronte me zhurmën, banorët ankohen për lokalin në Durrës
Banorët e një lagjeje në Durrës janë ankuar nga zhurma e fortë dhe muzika e lartë që vendoste një lokal.

Ata kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje për të sqaruar më tej situatën.

Pasi verifikuan situatën që përputhej, sipas policisë, me shqetësimin e banorëve, efektivet shoqëruan në ambientet e Policisë dhe proceduan penalisht pronarin, shtetasin E.H.,32 vjeç,banues në Durrës.

NJOFTIMI

Policia e Durrësit kontrolle në lokale gjatë natës të cilët mbajnë muzikë të lartë duke shqetësuar banorët.

Procedohet në gjëndje të lirë një 32 vjeçar, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”

Në kuader të bashkëpunimit me qytetarët, si dhe reagimit të Policisë, pas denoncimeve të qytetarëve për raste të paligjshmërise, pas një telefonate në Sallën Operative Durrës, se në një lokal të njohur në lagjen nr.1, Durrës, kishte muzikë të lartë, Patrulla e Përgjithshme në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, shoqëruan në ambientet e Policisë dhe proceduan penalisht shtetasin:

E.H.,32 vjeç,banues në Durrës.

Në lokalin që ky shtetas administron, pas ankesave te banoreve Policia ushtroi kontroll.

Si rezultat u kostatua muzikë e larte dhe zhurma, të cilat shqetësonin banorët.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Air Albania Stadium", Basha e quan sajesë dhe ngre dyshime
Bëri 3.5 vite burg, gazetari turk arrestohet tre ditë pas lirimit sepse shkruajti këtë shkrim
Zbulohet sekreti: Karteli i Pablo Escobarit dëshironte të likuidonte portierin legjendar të Paraguait (VIDEO)
ZYRTARE/ Caktohet data e gjyqit të Jenevës (VIDEO)
Kushtetuesja tani mund të funksionojë, por sfida fillon me betimin para Metës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media