Home Kryetitull
Stadiumi kombëtar e ka një emër, bëhen të ditura detajet e marrëveshjes
“Arena Kombëtare”, e njohur me këtë emër deri më tani, tashmë ka një tjetër emër: “Air Albania Arena”. Kompania ajrore ka bërë ofertën më të mirë dhe ka fituar të drejtën për t’i vënë emrin e ri stadiumit kombëtar në kryeqytet. Pritet që FSHF të dalë me një njoftim në lidhje me këtë, ndërkohë që gazetari i ABC News, Gerti Çarçani, ka bërë me dije edhe detajet e marrëveshjes.

“Air Albania Arena” do të quhet stadiumi i ri, që pritet të hapë portat më 17 nëntor në ndeshjen me Francën. FSHF ka zyrtarizuar ofertën fituese për t’i vënë ofertën emrin stadiumit. 650 mijë euro në vit për 5 vite do të jetë përfitimi që do të marrë federata. Kontrata do të nënshkruhet ditën e hënë me përfaqësuesit e kompanisë ajrore. Kjo shifër është konfirmuar.

Është bërë pak virale ditën e djeshme fakti që nuk është konfirmuar se ndeshja me Francën luhet në stadiumin e ri. Është pritur që në UEFA të shkonte emri i stadiumit. Nuk ka pasur rrezik se do të luhej ndeshja me Francën në stadiumin e ri. Është pritur kontrata e shitjes së emrit, në mënyrë që në UEFA të shkonte emri i ri. Kjo është trajtuar pastaj si pasiguri që stadiumi do të jetë gati”, ka thënë mes të tjerash gazetari Gerti Çarçani në një lidhje direkte me ABC News. /abcnews.al
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ronaldo si Bale, portugezi "tërbon" Juventusin
Bëri 3.5 vite burg, gazetari turk arrestohet tre ditë pas lirimit sepse shkruajti këtë shkrim
Zbulohet sekreti: Karteli i Pablo Escobarit dëshironte të likuidonte portierin legjendar të Paraguait (VIDEO)
ZYRTARE/ Caktohet data e gjyqit të Jenevës (VIDEO)
Kushtetuesja tani mund të funksionojë, por sfida fillon me betimin para Metës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media