Home Kryetitull
E padëgjuar më parë, çifti përfundon në pranga pasi vodhi kostumet popullore
Një vjedhje ndoshta jo e zakontë ka ndodhur në Kurbin por është pikasur shumë shpejt nga policia.

Për këtë vjedhje një çift ra në prangat e policisë pasi ishte marrë sinjalizim se në Kurbin ata kishin vjedhur me anë të mashtrimit disa kostume popullore.

Denoncimi ishte bërë nga pronarët e biznesit të cilët e kanë kuptuar me vonesë që ishin mashtruar nga një burrë dhe një grua.

Ata janë arrestuar teksa po ktheheshin në Tiranë ku edhe banonin, e në mjet ju gjetën edhe kostumet e vjedhura.

NJOFTIMI I POLICISE

Falë reagimit të shpejtë të Policisë lokalizohen, kapen dhe arrestohen 2 shtetas të cilët me anë të mashtrimit vodhën në një pikë shitje në Kurbin, disa kostume kombëtare.

Specialistët për hetimin dhe parandalimin e krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, nisur nga kallzimi që
shtetasit M. H., dhe K. B., bënë pranë Komisariatit të Policisë Kurbin, se dy shtetas me anë të mashtrimit iu kishin vjedhur në pikën e tyre të shitjes në Kurbin disa kostume kombëtare, organizuan operacionin policor të koduar “Tapiza”.

Si rezultat i zhvillimit të operacionit, falë dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative se dy autorët e vjedhjes po lëviznin me mjet në drejtim të Tiranës, shërbimet e Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe janë vënë në ndjekje të tyre, ku në vendin e quajtur “Ura e Tapizës” është konstatuar dhe bllokuar mjeti me të cilën dy autorët po lëviznin.

Në vijim është ushtruar kontroll në mjetin e bllokuar, ku gjatë kontrollit u gjetë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 23 kostume kombëtare të llojeve të ndryshme, 5 palë opinga popullore (të vjedhura në pikën e shitjes në Kurbin) dhe dy aparate celular.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arretimi në flagrancë për veprën penale “Vjedhje”, të dy autorëve, shtetasve:

– S. B., 54 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Mashtrim”);
– M. D., 51 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Nuk ka qetësi për Neymar, sulmohet në fushë nga tifozët e PSG (VIDEO)
Vendosi të mos bëhet deputet, Haradinaj tregon arsyet
Zbulohet shifra e majme që duhet të paguajnë ekipet shqiptare për të luajtur një ndeshje në stadiumin e ri
Duka frikëson klubet: Nuk e di ende nëse stadiumi i ri është gati për derbin
Mbrojtësi i Kombëtares shkakton autogol në derbin e përjetshëm (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media