Home Kryetitull
I vendosën tritol stallës në Dibër, cilat janë pistat ku po hetohet
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në murin e një stalle në Maqellarë ditën e djeshme. Shpërthimi ndodhi në stallën e shtetasit Gazmir Kosiçi ndërkohë që një nga psitat që po hetohet është ajo e hakmarrjes.

Kjo pasi pronarit të shtëpisë një vit më parë i kanë vrarë djalin e tij, ngjarje e cila ka mbetur pa autor.

Lënda plasëse dyshohet të ketë shpërthyer me telekomandë, kjo pasi në momentin e shpërthimit djali i tretë i familjes Ismail Kosiqi ka qenë duke kaluar aty pranë për të ushqyer bagëtinë.

Nga shpërthimi Ismaili ka pësuar disa gërvishtje gjatë largimit nga blloqet e betonit, si dhe janë lënduar 4 mushka .

Policia po heton në disa pista, ku ndër më kryesoret është ajo e hakmarrjes.

Kujtojmë se një vit më parë në 20 mars 2018 u vra djali i madh Elsi Kosiqi 32 vjeç në oborrin e shtëpisë, vrasje e cila ende është pa autor. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Nuk ka qetësi për Neymar, sulmohet në fushë nga tifozët e PSG (VIDEO)
Vendosi të mos bëhet deputet, Haradinaj tregon arsyet
Zbulohet shifra e majme që duhet të paguajnë ekipet shqiptare për të luajtur një ndeshje në stadiumin e ri
Duka frikëson klubet: Nuk e di ende nëse stadiumi i ri është gati për derbin
Mbrojtësi i Kombëtares shkakton autogol në derbin e përjetshëm (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media