Home Kryetitull
Zbulohet "çmenduria" e madhe e Ronaldos
Një kapitull i ri zbulohet në lidhje me fiksimin e çmendur të Cristiano Ronaldos dhe dedikimin e tij me stërvitje.Një fakt ky i theksuar në kohë nga shumë shokë dhe ish-shokë skuadre të portugezit.

Tani është rasti i Jose Semedo, mbrojtësi i Vitoria Setubal, mik i Ronaldos, që për “Record” ka risjellë nga e kaluara këtë episod.

“Më kujtohet që po ktheheshim nga Kina në Madrid dhe unë ëndërroja vetëm SPA në shtëpinë e tij. Thuajse kishim mbërritur, piloti na kishte komunikuar se mbetej edhe një orë nga zbritja.

I kisha këmbët e lodhura, mezi prisja të zhytesha në ujë dhe të më masazhonin”, kujton Semedo.

"Nga sa mendoja, mbërritëm në Madrid kur ishte ora 02:30 e mengjesit. Ai shkoi në dhomën e tij dhe u përgatit, kishte marrë një palë pantallona të shkurtëra dhe mi solli në dhomën time duke më thënë: Seme, dalim të vrapojmë”.

“Unë e pashë dhe nuk dija si ti thosha jo. U përgatita dhe mendova: Ky është i çmendur. Në 02:30 të mëngjesit po vraponim përreth shtëpisë së tij si të çmendur, në vend që të shlodheshim në pishinë”, tregon Semedo.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Adam Traore: Më ftonin të bëhesha pjesë e grupeve kriminale dhe të shisja drogë
Stresi nuk di të ndalet, i bën "diss" reperit shqiptar (VIDEO)
As në varr nuk e zbuti shpirtin: Zbardhet testamenti i Nexhmije Hoxhës, i bën të papriturën të birit dhe nuses
"Na sillni Pajtim Strugën", tifozët e Tiranës injorojnë keq klubin
Tërmeti lëkund Tiranën dhe Durrësin, sa ishte magnituda

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media