Home Kryetitull
"Alo, Edi jam'', qytetarja i kërkon kryeministrit qumësht nga telefoni
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një komunikim live me qytetarët teksa po merr në telefon me radhë ata që kanë adresuar problemet e tyre te platforma e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al.

Biseda e Ramës me një qytetare.

Rama: Edi jam, si je?

Qytetarja: Mirë si jeni ju?

Rama: Çfarë problemi keni?

Qytetarja: Me nevojitet qumësht, kam dy fëmijë të vegjël, jemi pa punë. Burri pa punë, jemi në shtëpi.

Rama: Do ju ndihmojmë patjetër! Mos dilni nga shtëpi!

Rama u kërkon qytetarëve që për cdo hall apo problem që kanë të kërkojnë ndihmë te platforma e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al.

Kjo skuadër në dispozicion të qytetarëve, thotë kryeministri është rritur edhe me një tjetër grup nga të gjitha ministritë për të ndihmuar dhe sqaruar njerëzit në këtë situatë nga koronavirusi.

Rama më tej shtoi se duhet bërë durim.

“Bëni durim, durim. Operacioni humanitar vijon dhe vetëm dje kemi asistuar 60 mijë familje me pako nga operacioni humanitar,”– tha kryeministri.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Formacioni më i mirë në historinë e Champions League (FOTO LAJM)
I ktheu për rishqyrtim, Komisioni i Ligjeve i rrëzon dy dekrete Metës
I duhen 4 litra oksigjen në ditë, gjendja e përkeqësuar shëndetësore e Boris Johnson
Mjekët dhe infermierët në Lezhë refuzuan shpërblimin 5 mijë lekë, Rama nxjerr "versionin e ri"
Për pandeminë, Miss Anglia lë kurorën dhe i kthehet punës si mjeke (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media