Home Kryetitull
''Do vuajmë, do vritemi e do plagosim", Rama: Harrojeni jetën që bënit më parë
Teksa numri i të prekurve nga koronavirusi shtohet në mbarë botën, edhe në Shqipëri situata po rëndohet.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të fortë duke u shprehur se “duhet ta harrojmë jetën që bënim më përpara”.

Kjo është një luftë, tha Rama, dhe do të ketë vuajtje dhe të humbur.

“Harrojeni jetën që bënit para koronavirusit. Kjo nuk është jetë. Kjo është mbijetesë. Njerëzit rrinë edhe pa ngrënë një ditë dhe dy ditë. Bëhuni gati për luftë. Nuk do keni përfitimet që kishit më përpara. Do vuajmë, do vritemi, do plagosim, por do t’ja dalim”, deklaroi Rama në news24.

Rama deklaroi se shqiptarët kanë reaguar më mirë se kushdo tjetër në këtë pjesë të botës.

“Askush nuk ka reaguar si shqiptarët. Unë nuk besoj se ka ndonjë vend tjetër në këtë vend të botës që të ketë reaguar kaq pozitiv sa Shqipëria. Nga pikëpamja e reagimit, unë nuk besoj se ka vend tjetër në këtë pjesë të botës, që të kenë reaguar si shqiptarët” , u shpreh kryeministri.
Dërgoja mikut në:
Tozzi
e Enjte 26 Mars 2020, Ora 22:52
Me sa duket ju zotri qenkeni pregaditur per kete loje
Me sa duket ju e paskeni ditur shume mire se cka do te ndodh
Shkruani komentin tuaj!
 
Gripi spanjoll infektoi 500 milionë njerëz, çfarë duhet të mësojmë nga e kaluara
"Çdo ditë e humbur kushton jetë", Basha i kërkon Ramës të rrisë numrin e testimeve
Meta thirrje urgjente autoriteteve shqiptare: Lejojini shqiptarët të hynë në vendin e tyre
Nis rëndohet gjendja edhe në Greqi, shkon në 70 numri i viktimave
Robinho zbulon përplasjen Ibrahimovic-Gattuso

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media