Home Kryetitull
Aguero largohet nga Manchester City pas 9 vitesh? Real dhe Inter nisin kontaktet
Sergio Aguero karrierën mund ta vazhdojë te Real Madrid ose Inter.

Ka spekulime në rritje se 31 vjeçari do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, me Real Madridin dhe Interin që kanë treguar interesim të madh për shërbimet e tij.

Raportohet se të dy klubet tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit.

Aguero është pjesë e skuadrës angleze që nëntë vite, ndërsa kontrata e tij aktuale skadon në vitin tjetër.

Ai ka shënuar për City 23 gola në 30 paraqitje këtë sezon, ndërsa është golashënuesi më i mirë në histori të klubit, me 254 gola.

Para transferimit te Manchester City, ai kishte veshur fanellën e Atletico Madrid dhe Independiente.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Shpërthim i fuqishëm pranë QSUT-së, policia zbardh detajet
Atentati në sheshin e hotelit në Laç, kush është biznesmeni që u vra
Laçi u trondit nga të shtënat, kush është 21 vjeçari i plagosur
Tronditet Laçi, një i vdekur dhe një i plagosur
Nga XXXL vajza kthehet në modele, mahnitet rrjeti (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media