Home Kryetitull
Ancelotti: Kënaqësi të punosh në Angli, në Itali shumë dhunë dhe presion
Carlo Ancelotti ka drejtuar në Itali, Spanjë, Francë dhe Angli. Gjithkund ka kaluar shumë mirë, por askund si në ishull.

Në vitet 2009-2011 drejtoi Chelsea, ndërsa tani ndodhet në stolin e Everton. 60-vjeçari ka treguar për Sky Sport ndryshimin e madh mes Anglisë dhe Italisë.

“Është më argëtuese të stërvitësh në Angli sesa në Itali, nuk diskutohet fare. Atmosfera është e shkëlqyer dhe nuk ke presion nga tifozët. U riktheva pas nëntë vitesh, pak gjëra kishin ndryshuar. Presioni është i njëjtë dhe ka shumë dhunë mes tifozëve.

Futbolli italian po përpiqet të ndryshojë, por nuk është kaq e thjeshtë të ndryshosh kulturën e një vendi që ka akoma dhunë. Në Angli janë më të respektueshëm, jo vetëm në stadiume”, deklaron trajneri i Everton.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Shpërthim i fuqishëm pranë QSUT-së, policia zbardh detajet
Atentati në sheshin e hotelit në Laç, kush është biznesmeni që u vra
Laçi u trondit nga të shtënat, kush është 21 vjeçari i plagosur
Tronditet Laçi, një i vdekur dhe një i plagosur
Nga XXXL vajza kthehet në modele, mahnitet rrjeti (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media