Home Kryetitull
Bilanci nga COVID-19: Mbi 5 milion të infektuar dhe 340 mijë të vdekur
Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga Covid-19 vazhon të rritet por me ritme më të ngadalta. Sipas ekspertëve, vala e madhe e infektimeve tashmë po shfaqet në vendet e lindjes dhe Amerikën Latine.

Së fundmi raportohet se numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 5 milion e 306 mijë e 237, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 340 mijë e 047. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 2 milion e 160 mijë e 159 pacientë të shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1 milion e 645 mijë e 094 të infektuar dhe 97 mijë e 647 të vdekur nga Covid-19. Ka ndryshuar renditja, ku Brazili ka kaluar në vendin e dytë. Brazili ka 332 mijë e 382 raste dhe 21 mijë e 116 të vdekur. Rusia renditet e treta me 326 mijë e 448 raste, por me një numër të ulët të vdekjeve. Rusia raporton 3 mijë e 249 të vdekur nga Covid-19.
Spanja renditet e katërta ku në total ka 281 mijë e 904 raste dhe 28 mijë e 628 të vdekur.

Më pas vjen Mbretëria e Bashkuar e cila raporton për 254 mijë e 195 raste dhe 36 mijë e 393 të vdekur. Në vendin e gjashtë renditet Italia me 228 mijë e 658 raste dhe 32 mijë e 616 të vdekur. Franca renditet pas Italisë me 182 mijë e 219 raste dhe 28 mijë e 289 të vdekur nga Covid-19.

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Barcelona gjen zëvendësuesin e Dembele
Donald Trump i kërkon të buzëqeshë, Melania nuk do t’ia dijë (VIDEO)
ZYRTARE/ Buzëqesh Sadiku, Malaga merr vendimin përfundimar për shqiptarin
Çmenduria e CR7: Thumba për takat e tij, rritet shpejtësia dhe qëndrueshmëria në fushë
E PABESUESHME/ E vitit 1998, ja makina që përdor Hoti (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media