Home Kryetitull
Donald Trump i kërkon të buzëqeshë, Melania nuk do t’ia dijë (VIDEO)
Melania Trump as që ndryshoi shprehjen e fytyrës dje kur presidenti Donald Trump i kërkoi të buzëqeshte për fotot gjatë vizitës në një tempull katolik në Uashington.

Teksa kamerat u ndezën për çiftin presidencial Trump, u kuptua që i tha gruas së tij nën zë: “Mund të buzëqeshësh të lutem?” Zonja Trump iu përgjigj kësaj me një gjysmë buzëqeshjeje të shpejtë para se të rikthente shprehjen e akullt të fytyrës.

Përdoruesit e mediave sociale reaguan menjëherë ndaj pamjeve të sikletshme në tempullin Kombëtar të Shën John Paul II. Një ditë më herë Trump e kishte shpallur veten “president i rendit dhe i ligjit” teksa kishte shkuar në këmbë nga Shtëpia e Bardhë në kishën e Shën John, teksa policia mbante larg protestuesit kundër vdekjes së George Floyd.

Më herët edhe ish zv. presidenti demokrat Joe Biden dukej se vinte në lojë Trump për fotot e tij duke thënë: “Presidenti ngriti sot lart Biblën në kishën e Shën John. Do të dëshiroja që ai ta kishte hapur njëherë në vend të valëvitjes, kështu ai do të kishte mësuar diçka.”
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Fike telefonin dhe kushtoji kohë vetes, këshilla të arta për të balancuar angazhimet tuaja
Shifra alarmante për Kosovën, mbi 200 raste të reja me koronavirus
Disa këshilla se si të mos e ndieni vapën gjatë natës
Të rinjtë shqiptarë nuk duan t'ia dijnë për koronavirusin, kështu festuan nën praninë e Ledri Vulës (VIDEO)
Enea Mihaj bëhet hero, i shënon në fund Olympiakos dhe ngjit Paok në Champions (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media