Home Kryetitull
Disa këshilla se si të mos e ndieni vapën gjatë natës
E ndërsa për ata që pëlqejnë rrezet e diellit është një gjë e mirë, nata mund të jetë një makth i vërtetë.

Sot po ju tregojmë disa këshilla se si të qëndroni të freskët pa qenë nevoja të ndizni kondicionerin i cili përveçse kushton, dëmton edhe shëndetin:

1. Krevat i ngrirë
Kur temperaturat e dhomës së gjumit arrijnë kulmin, shpesh duhet aksion. Futini çarçafët dhe jastëkët në qese plastike dhe vendosini në ngrirjen e frigoriferit përpara se të flini.

2. Zgjidhni pambuk – dhe pizhame!
Mos përdorni satin, mëndafsh ose materiale poliestër. Shtresat pambuku të shtretërve janë të lehta dhe marrin frymë, duke bërë që ajri të qarkullojë në dhomën tuaj të gjumit.

3. Argëtimet gjatë natës

Netët e ngrohta të verës bëjnë që të shkojmë në shtrat më vonë, çka mund të sjellë vakte të vona si edhe konsumim të alkoolit.

E gjithë kjo është mjaft e bukur për stinën e verës, por ana negative është se gjumi bëhet problematik.

Për të fjetur sa më mirë hani të paktën dy orë përpara se të flini dhe gjithashtu limitoni alkoolin.

4. Uji

Mbani një gotë me ujë pranë shtratit dhe konsumoni sa më shumë ujë gjatë natës nëse keni etje. Megjithatë, kjo gjë mund t’ju bëjë që edhe të shkoni më shpesh në tualet.

5. Zhurmat e verës

Koha e ngrohtë e verës bën që shumë jashtë të ketë më shumë gjallëri dhe zëra të gëzuar. Përdorni tapa veshësh për një ambient sa më të qetë.

Disa këshilla të tjera

Flini në dhoma të ndara dhe jo me partnerin tuaj në mënyrë që të shmangni nxehtësinë e trupit
Gjeni dhomën më të freskët në shtëpinë tuaj dhe flini aty, nëse dhoma e gjumit nuk është e freskët.
Mbajini perdet dhe grilat e mbyllura gjatë ditës në mënyrë që temperaturat e nxehta të mos hyjnë në shtëpi.
Ngrini një shishe me ujë dhe vendoseni përballë një ventilatori për jë efekt freskues
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Manchester United prek gjysmëfinalen pas 120 minutash lojë, mposht minimalisht Copenhagen(VIDEO)
I duhej koha shtesë, Man.United zhbllokon rezultatin ndaj Copenhagen (VIDEO)
Manchester United - Copenhagen nuk i mjaftojnë 90 minuta, ndeshja kalon në shtesë
Inter, skuadra e parë gjysmëfinaliste e Europa League (VIDEO)
Leverkusen ngushton rezultatin ndaj Interit (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media