Home Kryetitull
Hysaj në Spanjë? E kërkon klubi i madh
E ardhmja e Hysajt vijon të mbetet e pavendosur.

Menaxheri i lojtarit ka "kërcënuar" klubin e Napolin me deklaratën e tij, ku shprehej se ishte lodhur të vraponte për dy vite pas skuadrës italiane për rinovimin e kontratës.

Madje e bëri të qartë se nëse në tryezë nuk mbërrin oferta e duhur, atëherë në janar Hysaj do të negociojë me cilin ekip të dojë, duke u larguar me parametra 0 në verë.

Menjëherë janë ndezur sirenat spanjole për kapitenin e Kombëtares kuqezi.

“Todofichajes“ raporton se Valencia ka rënë sërish në gjurmët e mbrojtësit shkodran. Ekipi i njohur i La Liga-s e ka pasur Hysajn në listën e dëshirave edhe më parë, por në fund zgjodhi të firmoste me Florenzin e Romës, i cili tashëm ka kaluar në radhët e PSG-së.

Kështu Valencia ka kthyer sërish sytë nga futbollisti shqiptar për krahun e djathtë të mbrojtjes.

“Todofichajes” bën me dije se skuadra spanjolle është gati të hidhet në aksion në muajin janar për të bindur Elseid Hysajn të bashkohet me ta me parametra 0 në fund të sezonit.

Ndërkohë oferta për 26-vjeçarin do të jetë afatgjatë, teksa synojnë ta mbajnë në Valencia për 3 vite
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Vrapon drejt portës së tij, ky markim i Xhakës ndaj Traore bëhet viral (VIDEO)
"Kujdesu për të dhe për engjëllin tim", publikohet audio e fundit e Maradonës
Tjetër deklaratë e bujshme, avokati: Maradona mund të jetonte, ai u rrëzua dhe ra me kokë
Super lajm, Marash Kumbulla mposht koronavirusin
Publikon foton e parë me të birin, Gold Ag emocionon me fjalët (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media