Home Kryetitull
Modelet e viteve 90: Pa operacione dhe skandale, truprojat ruanin të brendshmet e tyre (FOTO LAJM)
Ne të vërtetë mund t’i quajmë vitet e nëntëdhjeta si epoka e super-modeleve më të guximshme dhe të vetme në përgjithësi.

Në atë kohë, ato parakalonin në pistat e modës dhe secila kishte një lloj bukurie të veçantë.

Claudia Schiffer, Christy Turlington, Cindy Crawford, Linda Evangelista dhe Naomi Campbell mburreshin me famën e yjeve më të mëdha të muzikës dhe nuk kishte njeri që nuk dinte për to.

“Ishte një kohë e çmendur! Jetoja si një yll roku … Në çdo shfaqje mode, më ruanin truprojat … Jo vetëm unë, por edhe rrobat, madje edhe të brendshmet – po, sytjenat dhe brekët! Sepse sa herë që dilja në pistë dhe kthehesha, gjërat e mia ishin zhdukur. Kjo është arsyeja pse të brendshmet e mia dikur duhet të kishin rojet e tyre të sigurisë “, pati deklaruar Claudia Schiffer.

“Le të mos zgjohemi për më pak se 10,000 dollarë në ditë,” pati deklaruar Linda Evangelista për revistën Vogue në vitin 1990.

Në të vërtetë, ishte një kohë e veçantë që për fat të keq nuk do të përsëritet në industrinë e modës, dhe ne vendosëm t’ju kujtojmë bukuroshet që atëherë shkëlqenin në ballinat e revistave më të njohura botërore.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Vrapon drejt portës së tij, ky markim i Xhakës ndaj Traore bëhet viral (VIDEO)
"Kujdesu për të dhe për engjëllin tim", publikohet audio e fundit e Maradonës
Tjetër deklaratë e bujshme, avokati: Maradona mund të jetonte, ai u rrëzua dhe ra me kokë
Super lajm, Marash Kumbulla mposht koronavirusin
Publikon foton e parë me të birin, Gold Ag emocionon me fjalët (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2020 Albeu Online Media