Home Kryetitull
Zhduket objekti misterioz në Utah për të cilin fliste e gjithë bota
Një monolit misterioz metalik i zbuluar javën e kaluar në shkretëtirë në shtetin amerikan të Utah është zhdukur, thonë zyrtarët.

Sipas BBC monoliti ishte pikasur nga punonjësit e shtetit të Utah që po fluturonin me helikopter në një zonë të shkretë. Qëllimi ishte të numëronin dhitë e egra. Monoliti i bërë nga një metal akoma i papërcaktuar, ishte në kontrast me shkretëtirën.

Struktura ngjan me filmat fantastiko-shkencorë. Menjëherë rrjeti ka ndezur fantazinë, duke spekuluar se është një objekt alien. Por ata që e zbuluan thanë se ai nuk duket se ka rënë nga qielli, por se dikush e ka ngulur në tokë.

Ryan Bacher, një pilot helikopteri i Utah i cili vizitoi vendin të Premten pasdite, i tha stacionit televiziv lokal KSL se kur shoku i tij u kthye të nesërmen ajo ishte zhdukur. Byroja shtetërore e Menaxhimit të Tokës (BLM) tha në një deklaratë se nuk kishte hequr “strukturën e cila konsiderohet pronë private” .

Nga monoliti deri tani kanë mbetur vetëm një grumbull gurësh dhe asgjë tjetër. Byroja e Utah për Menaxhimin e Tokës tha se kishte parë raporte të besueshme se objekti ishte hequr “nga persona e panjohur”.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Testoni logjikën tuaj! Cili nga filxhanët e kafesë do mbushet i pari? (FOTO LAJM)
Arsenali vijon me rezultate pozitive (VIDEO)
Poston foto duke ndjekur transferimin e Ozilit, tifozët e Fenerbahçes duan rikthimin e Muriqit
Tifozët e Milanit sulmojnë ashpër të fejuarën e Teo Hernandezit (FOTO LAJM)
Vetëm 6 minuta lojë, zhbllokohet sfida Cagliari-Milan (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media