Home Kryetitull
Messi shënon dhe ia dedikon golin Maradonës (VIDEO)
Barcelona po fiton me rezultatin 4-0 ndaj Osasunës, e vlefshme për javën e 10-të në La Liga.

Golin e katërt për skuadrën blaugrane e shënoi Lionel Messi. “Pleshti” ia dedikoi legjendës së argjentinës, Diego Armando Maradona, golin e shënuar ndaj Osasunës.

Sulmuesi argjentinas zgjodhi një mënyrë të veçantë për ta festuar golin. Ai hoqi fanellën e Barcelonës , duke zbuluar poshtë saj, fanellën Newell's Old Boys me numrin dhjetë.

Messi filloi karrierën e tij me Newell, ndërsa Maradona luajti gjatë vitet e fundit të karrierës së tij te klubi argjentinas. Ishte një homazh vërtet prekës midis dy prej lojtarëve më të mëdhenj që kanë luajtur ndonjëherë.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Testoni logjikën tuaj! Cili nga filxhanët e kafesë do mbushet i pari? (FOTO LAJM)
Arsenali vijon me rezultate pozitive (VIDEO)
Poston foto duke ndjekur transferimin e Ozilit, tifozët e Fenerbahçes duan rikthimin e Muriqit
Tifozët e Milanit sulmojnë ashpër të fejuarën e Teo Hernandezit (FOTO LAJM)
Vetëm 6 minuta lojë, zhbllokohet sfida Cagliari-Milan (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media