Home Kryetitull
Imzot George Frendo shërohet nga Covidi: Jam ndjerë si kokë pa trup
Arqipeshkvi i Tiranë – Durrës, George Frendo e ka fituar betejën me koronavirusin. Në mesazhin e tij shprehet se së shpejti do të jetë në grigjën e tij, ndërsa thotë se jashtë grigjës ishte si njeri me kokë e pa trup.

Imzot Frendo ka falënderuar të gjitha ata që e kanë uruar për shërimin e tij sa më të shpejtë.

Postimi i imzot George Frendo

Falenderoj Zotin se së shpejti do të jem përsëri me grigjen time. Larg grigjes jam ndjerë si kokë pa trup. Gëzohem se mund të vazhdoj të kremtoj kohën e Ardhjes, në përgatitje për Krishtlindjen, bashkë me popullin tim.Kjo periudhë ka qenë për mua një eksperiencë e dhimbshme. Megjithatë jam ndjerë më afër Jezusit, i cili, nga dashuria e tij për ne, ka pranuar dhimbje për shelbimin tonë. Dhe jam ndjerë më afër atyre që, në këto ditë, po vuajnë nga e njejta sëmundje. Zoti ti forcoftë e ti sheroftë.

Falenderoj përzemersisht të gjithë ata që më kanë qenë pranë që në fillimin e kësaj sëmundjeje, veçanërisht bashkëpuntorët e mi më të ngushtë dhe gjithashtu falënderoj për shërbimin e parë që kam marrë nga strukturat e shërbimit Shëndetësor në vend, veçanërisht në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Dëshiroj të falënderoj shumë nga ata që më kanë uruar shërim të shpejtë, ndër të cilët Presidenti i Republikes Z. Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Z. Gramoz Ruci, Kryetarin e Bashkisë Z. Erjon Veliaj, Z. Lulezim Basha kryetarin e Partisë Demokratike, e shumë e shumë të tjerë!

Falenderoj të gjithë besimtarët që janë lutur për mua. Shpresoj të kremtoj meshën me popullin në Katedrale të dielen me 6 dhjetor.

Ju përshëndes përzemërsisht duke ju kujtuar të gjithëve gjithmonë në lutjen time.

+George Frendo, Arqipeshkvi i Tiranë Durrës!
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Testoni logjikën tuaj! Cili nga filxhanët e kafesë do mbushet i pari? (FOTO LAJM)
Arsenali vijon me rezultate pozitive (VIDEO)
Poston foto duke ndjekur transferimin e Ozilit, tifozët e Fenerbahçes duan rikthimin e Muriqit
Tifozët e Milanit sulmojnë ashpër të fejuarën e Teo Hernandezit (FOTO LAJM)
Vetëm 6 minuta lojë, zhbllokohet sfida Cagliari-Milan (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media