Home Kryetitull
Konspiracionisti: Iluminati dhe lidhja mes Ismail Qemalit, Zogut dhe Enver Hoxhës
Konspiracionisti Alfred Cako, bëri një tablo të zgjeruar të historisë së Shqipërisë të këtyre 108 viteve të fundit.

Cako tha në rubrikën “Rrethi Katror” në “E Diell”, se sipas tij, liderët politikë në Shqipëri ndër vite kanë bashkëpunuar me “Iluminatin”. Gjithashtu ai tregoi sipas tij situatën politike në Ballkan dhe lidhjet e tyre përgjatë shekujve të fundit.

“E gjithë historia kishte 300 vite që konsiderohet si past-Britania, jo ç’do gjë që dëshironte Britania realizohej po asnjë gjë e madhe nuk realizohej pa vendosur Britania. Në të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur, duke filluar që me shpërbërjen e perandorisë turke që ne bënim pjesë, ka gisht Britania dhe Iluminati. Kush kanë qenë Masonët? Një ndër to që kanë qenë në Shqipëri për të organizuar popullin shqiptar në veri, ka qenë Terens Toçi, i cili përfundoi në mënyrë tragjike. Njëkohësisht ka pasur edhe disa organizime të tjera me qendër në Selanik që kanë qenë një grup patriotësh Shqiptar, që ishin çifutë, gjoja myslimanë dhe që dëshironin të rrëzonin perandorinë Britanike. ǒa kishte ndodhur? Kishte filluar revolucioni i dytë industrial, i cili ishte motori diesel që përdorej nafta dhe rryma alternative e shpikur nga Nikola Tesla. Burimet e naftës ishin në Lindje të Mesme që komandohej nga osmanët. Këta udhëheqës, këta kanë qenë bashkë me shqiptarët brenda një lokomotive dhe janë përpjekur të zënë sa më shumë kompartimente aty brenda, por shinashtruesit ka qenë Iluminati”, tha Cako.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Testoni logjikën tuaj! Cili nga filxhanët e kafesë do mbushet i pari? (FOTO LAJM)
Arsenali vijon me rezultate pozitive (VIDEO)
Poston foto duke ndjekur transferimin e Ozilit, tifozët e Fenerbahçes duan rikthimin e Muriqit
Tifozët e Milanit sulmojnë ashpër të fejuarën e Teo Hernandezit (FOTO LAJM)
Vetëm 6 minuta lojë, zhbllokohet sfida Cagliari-Milan (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media