Home Kryetitull
Poston foto duke ndjekur transferimin e Ozilit, tifozët e Fenerbahçes duan rikthimin e Muriqit
Vedat Muriqi nuk po gjen ende golin e parë me fanellën e Lacios, që ndoshta do të ishte edhe çelësi për të hapur sërish derën e suksesit për të.

Vetëm 7 minuta në derbi janë shumë pak për një lojtar që kushtoi 20 milionë euro, megjithëse dritë në fund të tunelit ka nisur të duket për të.

Inzagi me shumë mundësi do i japë një shans si tutullar “piratit” shqiptar në duelin e Kupës së Italisë kundër Parmës.

Por ndërkohë që lufton për një vend në formacion, duket se zemra e Muriqit ka mbetur ende në Stamboll.

Bashkëshortja e tij ka shpërndarë në rrjetin e saj social një foto ku shihet sulmuesi shtatlartë që ndjek me vëmendje lajmet për transferimin e Ozilit në radhët e Fenerbahçes.

Ndërkohë një rikthim të tij në radhët e nëndetëses turke e duan edhe vetë tifozët, të cilët në komentet pas derbit të Romës janë më të shumtë se ata italianë dhe kërkojnë të shohin sërish Vedat Muriqin me fanellën e Fenerbahçes.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Të fiksuar pas "Doktorit të mrekullive"? Në jetën reale i lidhur me aktoren e njohur (FOTO LAJM)
Gjenden mijëra fara kanabisi dhe fishekë në Vlorë
Me baladat e famshme, Rozana Radi lajmëron pjesëmarrjen në Kënga Magjike? (FOTO LAJM)
"Brenda shkurtit vijnë 40 mijë doza", Rama gënjen shqiptarët ditën për diell
As operacioni i vështirë s'e ndali dot! Dafina nis xhirimet për videoklipin e ri (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2021 Albeu Online Media