Home Foto Lajm
LAJMI I FUNDIT / Rama komenton lirimin e Ramush Haradinajt, "U mbyll episodi absurd" (FOTO LAJM)
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar pas vendimit të gjykatës në Colman të Francës, e cila ka vendosur lirimin me kusht të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

"Mirëukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush😀 Mbyllet episodi absurd por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon.

Momenti po ashtu, për të vlerësuar përpjekjet politike dhe diplomatike të autoriteteve në Tiranë e në Prishtinë, si edhe për të falenderuar çdo qytetar kudo ku i dha zë përpjekjes së përbashkët kundër një padrejtësie spektakolare👍(Dhe e përsëris, duhet të vijojmë të përpiqemi të gjithë bashkë, që të mos përsëritet më një i tillë absurditet!)

Respekt për institucionet e drejtësisë franceze, që bënë drejtësi; një shembull më shumë për të çmuar vlerën jetike të drejtësisë së drejtë!", ka shkruar Rama në "Facebook".

Ndërkohë, pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë, Gjykata në Colman të Francës ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të paraqitet tek autoritetet dy herë në javë.

Ish-kryeministri ishte ndaluar një javë më parë nga autoritetet franceze bazuar në një fletarrest të Serbisë që më vitin 2004. /albeu.com/

Shkruani komentin tuaj!
 
Maqedonasit para zyrës së Trump: Na mbro nga Sorosi, na ka pushtuar Atdheun! (FOTO LAJM)
Ja si e ka katandisur policia turke terroristin që vrau 39 persona natën e ndërrimit të viteve (TOTO & VIDEO)
Ndërron jetë astronauti që shkeli i fundit në Hënë (FOTO LAJM)
Arrestohet terroristi që vrau 39 persona natën e Vitit të Ri në lokalin e natës në Stamboll
Përfshihet nga flakët vila e shtetasit turk në Vorë (FOTO LAJM)
Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media