Home Foto Lajm
Fillon lufta mes Palestinës dhe Izraelit! Përleshje e shkatërrim në Jeruzalem (FOTO LAJM)
Protestuesit palestinezë u përleshën sot me ushtarët izraelitë në Jeruzalem, Ramallah dhe vende të tjera në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, një ditë pasi Presidenti Trump njoftoi se administrata e tij do ta njohë Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Autoritetet palestineze bënë thirrje për një grevë të përgjithshme në qytetet palestineze, përcjell albeu.com.

Në Gaza, lëvizja islamike Hamas i nxiti ithtarët e saj të ndezin kryengritje, kundër Izraelit. Dyqanet në qytetin e vjetër të Jerusalemit u mbyllën.

Në buzë të qytetit palestinez të Ramallahut, forcat izraelite gjuajtuën gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Kryeministrja britanike Theresa May me shpejtësi nuk ra dakort me vendimin e Trump, duke thënë në një deklaratë se fati i Jerusalemit duhet të vendoset si një zgjidhje e negociuar midis izraelitëve dhe palestinezëve dhe Jeruzalemi duhet përfundimisht të jetë kryeqyteti i përbashkët i shteteve izraelite dhe palestineze. "

"Ne e konsiderojmë Jerusalemin Lindor si pjesë të territoreve të okupuara palestineze," tha May. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
55 vite më parë kur nxënësit bënin mësim në dëborë (FOTO LAJM)
Dikush nuk ndjen frymën e Krishtlindjes! (FOTO LAJM)
Erik Fullani surprizohet nga e dashura (FOTO LAJM)
Martesa e çuditshme, nuset martohen me një pemë (FOTO LAJM)
Një nuse si Kate Upton (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media