Home Foto Lajm
I ngulet hekuri 1.5 metra në fyt, gruaja shpëton mrekullisht (FOTO LAJM)
Një grua nga India ka shpëtuar mrekullisht pasi një hekur rreth 1 metër e gjysmë i është ngulur në fyt.

Radhika Devi u rrëzua nga cepi i tarracës në shtëpinë e saj dhe përfundoi në gjendjen e tmerrshme duke mos prekur organet jetësore.

35-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital në Bihar ku u operua për tre orë e gjysmë nga disa doktorë.

Ajay Alok, doktori që drejtoi skuadrën e kirurgëve tha: “Pacientja kishte dhimbje dhe rrjedhje të mëdha gjaku kur arriti në spital. Ajo erdhi këtu në kohë dhe fatmirësisht asnjë anëtar i familjes nuk tentoi ti hiqte hekurin.”

Fillimisht mjekët reduktuan madhësinë e shufrës së hekurit dhe më pas i bënë një skanim për të parë dëmtimin e brendshëm. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën dhe po rikuperohet në spital.

“E dija që nuk do jetoj. I jam mirënjohëse familjes, fqinjëve dhe doktorëve që më shpëtuan jetën. Jam shum me fat pasi kam shancin të jetoj për herë të dytë,” - u shpreh Radhika.
Dërgoja mikut në:


Shkruani komentin tuaj!
 
55 vite më parë kur nxënësit bënin mësim në dëborë (FOTO LAJM)
Dikush nuk ndjen frymën e Krishtlindjes! (FOTO LAJM)
Erik Fullani surprizohet nga e dashura (FOTO LAJM)
Martesa e çuditshme, nuset martohen me një pemë (FOTO LAJM)
Një nuse si Kate Upton (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2017 Albeu Online Media