Home Foto Lajm
Fotografi rrëfen momentet e fundit të shqiptarit që tronditi botën (FOTO LAJM)
Në këtë fotografi Hajrush Ziberi lutet për jetën e tij, pasi ai kapet nga kriminelët serbë në Bosnjë në vitin 1991. Ai torturohet dhe me pas vritet nga “Tigrat e Arkanit”.

Ron Havivi është një fotograf amerikan, autori i fotografive në të cilat shihet pak para vrasjes Hajrush Ziberi, shqiptari nga Maqedonia që jetonte në Bijelinë të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ai u vra nga “Tigrat e Arkanit” në moshën 24 vjeçare. Hajrushi ishte nga fshati Laskarcë afër Shkupit, kurse në Bijelinë punonte si kamerier.

“Fotografitë që kanë bërë historinë”, kanë publikuar këtë fotografi, në të cilën shkruhet se së bashkë më të atë ditë të kobshme u vranë edhe dy miqtë e tij, Abdurrahami dhe Bejtullahu. Tre muaj para së të vritej nga kriminelët e Arkanit, Hajrushi ishte martuar me Hikmetën. Atë mëngjes, si përherë, ai ishte nisur për në punë, mirëpo nuk arriti atje.

U gjet në Savë, më 4 maj të vitit 1992. U varros is N.N. (No name). Me analizat e ADN-së u identifikua në Visoko, ku me pas eshtrat u varrosën në Maqedoni më 19 shtator të vitit 2004.

Ekzistojnë dy fotografi të Hajrushit në momentin kur “Tigrat e Arkanit” e keqtrajtojnë atë në Bijelinë. Njëra është e agjensisë amerikane të lajmeve, Associated Press, kurse tjetra ku “Tigrat…” i japin ujë është bërë nga RonHaviv.

“E kam takuar në xhaminë e Bijelinës. Tigrat ma treguan, më thanë si ishte shqiptar i Kosovës dhe ma treguan letërnjoftimin e tij. Pasi i vranë katër civilë, nga xhamia e nxorën Hajrushin dhe e dërguan drejt selisë së tyre. ‘Tigrat e Arkanit’ e përplasen për tokë dhe në atë moment unë e fotografova. I ngriti duart duke me shikuar dhe duke kërkuar ndihmë. Ushtarët mbanin në duar pistoleta, duke thënë se ishin të Hajrushit dhe se për këtë po e arrestonin”, ka treguar Haviv vite më vonë.


Dërgoja mikut në:

Viktima
e Shtunë 13 Janar 2018, Ora 16:40
Barbaret serb
Shkruani komentin tuaj!
 
Bëri shqiponjën në mes të Rusisë, Era Istrefi merr vendimin e papritur (FOTO LAJM)
Shikoni si është festuar fitorja e Francës në Tiranë (FOTO LAJM)
Kroacia mund Francën me statistika (FOTO LAJM)
Beteja e fundit, publikohen formacionet e magjisë së Botërorit (FOTO LAJM)
Çmim marramendës, flamuri shqiptar dizenjohet në markën më të famshme në botë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media