Home Foto Lajm
Djali i Pirro Çakos dhe Inva Mulës tregon të pathënat: Nuk e doja njerkun (FOTO LAJM)
Kanë kaluar vite që nga ndarja e sopranos shumë të njohur shqiptare Inva Mula dhe kantautorit Pirro Çako, nga martesa e të cilëve lindi Anthony, djali i tyre i vetëm i cili sot është 22 vjec.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, 22-vjeçari ka rrëfyer raportin e tij me njerkun , Hetem Ramadani:

Me Hetemin kemi një marrëdhënie shumë të mirë, kam shumë respekt. Është burrë shumë i mirë, kemi marrëdhënie shumë të mirë, e respektoj shumë. Në fillim kur u lidh me mamin isha 13-vjeç dhe nuk e doja, nuk e pranoja, ashtu siç nuk do ta pranonte asnjë 13-vjeçar. Por pastaj kur lindi motra raporti ndryshoi komplet”.

Ndërsa për të motrën 5-vjeçare dhe raportin me të, ai shprehet:

Kam një marrëdhënie siç mund të ketë një 22-vjeçar dhe 5-vjeçare. Mezi pres që të rritet që të kemi një marrëdhënie edhe më të afërt”.

Ndërsa për dy prindërit e tij, ai thotë:

Jam fansi më i madh i babait, jam shumë krenar për muzikën që ka bërë. Jo sepse jam djali i tij, por mendoj se është kompozitori më i madh, të paktën i gjeneratës së vet…Mami im është zëri më i madh i rrymës operistike në Shqipëri edhe kjo është krenaria tjetër më e madhe e jetës time…”
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Do të luajnë në Champions, PSG dhe Napoli sfidojnë njëra-tjetrën në Twitter (FOTO LAJM)
Dafina Zeqiri shoqërohet me rreperin super të njohur shqiptar pas ndarjes nga i dashuri (FOTO LAJM)
E dashura e Neymarit çmend fansat në rrjetet sociale (FOTO LAJM)
Çmendi fansat në Francë, Rike Roçi e “djeg” për ditëlindje (FOTO LAJM)
Dalin përgjimet e para pas vrasjes së ish-kapo ultrasit të Juventusit (FOTO & VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media