Home Foto Lajm
I thuri 2,900 vargje dashurisë së pamundur (FOTO LAJM)
Poema më e gjatë e dashurisë në botë u krijua në vitin 1844 në Banska Stiavnica në Sllovaki.

Janë 2 900 vargje të një shkrimtari vendas.

Sot, qyteti i vogël mesjetar dëshiron të transformohet në një vend pelegrinazhi për të dashuruarit në mbarë botën, në sajë të një "Banke Dashurie" krijuar për të ruajtur historitë e tyre, transmeton ATSH.

Që Banska Stiavnica t’i bashkohet Parisit apo Veronas në hartën e vendeve romantike, një OJQ lokale kultivon kujtimin e historisë fatale të poetit Andrej Sladkoviç dhe muzës së tij Marina, detyruar nga prindërit e saj borgjezë që të martohej me një prodhues buke dhe jo me një poet të varfër.

Ish-shtëpia e Marinës ka 100 000 ndarje, destinuar për të pritur historitë e dashurisë dhe kujtimet e çifteve.

Publikuar në vitin 1846, poema e gjatë ku Andrej Sladkoviçit që shpreh pasionin dhe zhgënjimin nga dashuria, u regjistrua si vepra e këtij lloji më e gjata në botë nga Akademia Botërore e Rekordeve, që ndodhet në Majemi, në Florida dhe rivali kryesor i librit të rekordeve "Guinness".

Kjo vepër është përkthyer në disa gjuhë.

"Kur, 100 000 ndarjet do të mbushen me histori, kjo bankë do të bëhet vendi i përqëndrimit më të madh të dashurisë në botë, epiqendra e dashurisë", theksoi Katarina Javorska, ngarkuar për marrëdhëniet publike të OJQ-së.

Shoqata ka vendosur selinë e saj në ish-shtëpinë e Marinës dhe pas dy vitesh punime, inauguroi në muajin dhjetor një ekspozitë interaktive duke prezantuar një kopje të dorëshkrimit të poemës të Sladkovic, bibliotekën e tij dhe një "metër dashurie" që maste forcën e ndjenjave të një çifti.

Një tunel i gjatë në pjesën nëntokësore të ndërtesës është transformuar në dhomën që numëron 100 000 ndarje, ku të dashuruarit mund të depozitojnë historitë e tyre në kohë të caktuara të vitit.
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Sekretet e errëta që fshihen pas fotove perfekte të Instagramit
UEFA përditëson renditjet e kombëtareve (FOTO LAJM)
Më keq se në kohën e Zogut! Shifrat tregojnë si po shuhet Shqipëria (FOTO LAJM)
EKSKLUZIVE/ Aty ku hipi edhe Linda? Misteri i madh i charterit që çoi Ramën tek Erdogani (FOTO LAJM)
Të dridhet mishi, njihni rrugët më të frikshme në botë (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media