Home Foto Lajm
Digjet shtëpia e familjes shqiptare në Kumanovë, apel për ndihmë (FOTO LAJM)
Një shtëpi e një familjeje shqiptare në Lagjen e Trimave në Kumanovë është djegur plotësisht.

Shtëpia e cila ishte në pronësi të Haki Bilallit është përfshirë nga flakët mbrëmë rreth orës 21 duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një qiri i ndezur pasi familjes i ishte ndërprerë rryma elektrike prej disa kohësh.

Edhe pse pesë anëtarët e familjes kanë shpëtuar mrekullisht nga zjarri, djegia e shtëpisë ua ka shkaktuar edhe një goditje të rëndë kësaj familje, që edhe ashtu ka jetuar në kushte të rënda sociale.

Për këtë arsye kryefamiljari bën apel që ta ndihmojnë dhe të kontaktojnë në numrin 071 529 508. /albeu.com/



Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ronaldo dhe Mayweather, kampionët e mëdhenj festojnë së bashku (FOTO LAJM)
Gruaja jeton ditë të tëra me objektin e tmerrshëm në fyt (FOTO LAJM)
"Martesa bën mrekulli", si dukej Bes Kallaku 13 viteve më parë (FOTO LAJM)
Tifozja modele e Milanit akuzon rëndë Bonuccin (FOTO LAJM)
Ronaldo i lindur për trofe, shikoi sa ka fituar portugezi (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media