Home Foto Lajm
Hajdutët bëjnë për spital ekspertin e arteve marciale (FOTO LAJM)
Një ekspert i arteve marciale u la në gjak pasi luftoi me një bandë prej 5 hajdutësh të cilët i shkuan në shtëpi për ta vjedhur.

Hajdutët shkuan në shtëpinë e David Pugh, 55 vjeç dhe kërkuan para, ndërsa i sulmuan edhe djalin e tij adoleshent, përcjell albeu.com

Të maskuar dhe me shkopa bejsbolli hajdutët sulmuan Pugh i cili filloi të vinte në punë lëvizjet e tij prej profesionisti duke luftuar me ta prej 10 minutash derisa erdhi policia.

"Burrat vazhduan të bërtisnin ku janë paratë, na jepni paratë tuaja . Fillova të godas personin e parë që munda të kapja dhe gjithcka u kthye në një betejë ata morën karrige për të më goditu, ndërsa unë i gjuajta me shishe. Por ata më goditën në mënyrë të përsëritur në kokë me një shkop bejsbolli".

Policia u njoftua nga fqinjët dhe pas 8 minutash shkoi në vendngjarje, eksperti arriti të njohë dy nga hajdutët ndërsa policia po punon për kapjen e tyre. /albeu.com/



Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Sekretet e errëta që fshihen pas fotove perfekte të Instagramit
UEFA përditëson renditjet e kombëtareve (FOTO LAJM)
Më keq se në kohën e Zogut! Shifrat tregojnë si po shuhet Shqipëria (FOTO LAJM)
EKSKLUZIVE/ Aty ku hipi edhe Linda? Misteri i madh i charterit që çoi Ramën tek Erdogani (FOTO LAJM)
Të dridhet mishi, njihni rrugët më të frikshme në botë (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media