Home Foto Lajm
Pas aksidentit, bukuroshja bën transformimin e pabesueshëm (FOTO LAJM)
Maria Lebedeva një studente juridiku nga Rusia ka rrëfer se si një aksident i rëndë me makinë i ndryshoi jetën tërësisht.

Maria Lebedeva u verbua dhe pësoi dëmtime në tru pasi i dashuri i saj i "nevrikosur" kaloi me të kuqe dhe u përplas me një makinë tjetër në Novosibirsk, në jug të Rusisë.

Përplasja e la atë krejtësisht të verbër, kështu që ajo nuk mund ta vërejë ndryshimin që të gjithë të tjerët e shohin se si ajo dukej atëherë, dhe se si ajo është tani, përcjell albeu.com

Në verën e vitit 2016, Maria, tani 23 vjeç, u diplomua me nderime nga universiteti i saj në Novosibirsk.

Sot ajo nuk e mban mend atë. Në fakt, dy vite janë fshirë nga kujtesa e saj.

As nuk i sheh ndryshimet.

Ajo humbi të gjithë jetën e saj të kaluar, shpresat dhe ëndrrat e saj, bukurinë e saj, jetën e mbushur me argëtim.

"Kam qëndruar në koma për 10 ditë. U verbova, pësova dëmtime në tru dhe në shtyllën kurrizore. Unë u vonova gjysmë ore dhe i dashuri ishte zemëruar shumë. Sapo hyra në makinë, ai po më bërtiste. Pas aksidentit, më braktisi. Më tha që nuk e kishte fajin vetëm ai, por të dy. As falje nuk më kërkoi. Nga ai aksident nuk humba vetëm bukurinë, por më shumë se aq", ka thënë Lebedeva.

Maria ishte e vetmja e plagosur në aksident. /albeu.com/


























Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
U nda nga motra e shokut, kjo është e dashura e re e James Rodriguez (FOTO LAJM)
Ka ndërruar 5 "lëkurë", e vërteta e tronditëse e avionit të Air Albania që Rama e përdor si charter personal (FOTO LAJM)
Mendoi se ishte hekurishte, djali gjen një thesarin të vërtetë (FOTO LAJM)
E pabesueshme, deputeti hyn në Kuvend me "dyqanin hapur" (FOTO LAJM)
U ndanë e u shanë, po ishi i Morenës bën veprimin e papritur

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media