Home Foto Lajm
Këta janë vipat shqiptarë që humbën peshë në mënyrë drastike (FOTO LAJM)
Në qoftë se keni shtuar kilogramë mos e vrisni mendjen pasi vipat tanë na kanë dëshmuar se ato mund ti humbisni mjaft lehtë.

Albeu.com i'u sjell disa nga vipat të cilët kanë rënë në mënyrë drastike nga pesha e tyre.

Gruaja e Ilir Metës Monika, ka folur për mënyrën se si ka rënë në peshë.

"Bëra një dietë spitalore dhe eliminova brumërat. Gjatë kohës që Iliri u dobësua unë u dyfishova. Shkuam në një rast ngushëllimi dhe unë isha veshur me të zeza për t’u dukur më e dobët. Gjithmonë më merrnin në telefon dhe më thoshin ke dalë shumë mirë sot.

Ndërkohë që atë ditë më thanë e tmerrshme je bërë më e gjerë se Ilir Meta. Më dhimbte shpirti u bëra shumë keq dhe fillova menjëherë dietën", ka thënë ajo.

Ilir Meta, zbuloi se cili është sekreti i dobësimit të tij.

"Një nga sukseset e rënies time nga pesha është se e nis mëngjesin me një vezë të zier dhe e përfundoj me pak mish pule të bardhë. Aq më tepër kur janë produkte të sigurta bio dhe të certifikuara," tha Meta.

Djali i ish-guvernatorit të bankës së Shqipërisë, Erik Fullani, është një emër mjaft i njohur për publikun shqiptar. Eriku njihet për stilin e tij të jetesës, dhe gjithmonë ka qenë shumë i hapur për intervista.

I ftuar në emisionin e Rudinës, ai foli për një çështje shumë delikate të jetës së tij, siç është edhe pesha. Ai ka rrëfyer për të gjithë se si arriti të humbiste peshë në mënyrë drastike falë regjimit të shëndetshëm.

Këngëtarja Linda Halimi njihet për luftën e saj me kilet e tepërta. Por tashmë ajo jo vetëm që ia ka dal mbanë, por edhe motivon ndjekësit e saj në rrjetet sociale që të bëhen ndryshimi që duan tek vetja.

Pavarësisht kësaj, artistja nga Kosova, e cila po ndjek karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk harron kurrë origjinën apo sesi ishte përpara se të humbiste peshë në mënyrë drastike.

"Shumë njerëz më imagjinojnë mua si një vajzë të vogël fshati, por tashmë jam rritur. Ajo që unë isha dikur nuk është më", ka shkruar ajo në një foto në rrjetin social.

Këngëtarja Big Mama është njëra ndër këngëtaret më të njohura të estradës shqiptare.

Bigu kohëve të fundit është bërë lajm në mediet rozë për shkak të operacionit që ka bërë.

Ajo si duket çdo ditë e më shumë po arrin peshën e dëshiruar.

Ndrsa së fundmi është Ermal Fejzullahu i cili duket se ka filluar të dobësohet. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
E mbani mend Kanitën e vogël të X Factor? S'do ta njihni kur ta shikoni (FOTO LAJM)
Shihni si u dhunua nga policia babai i dy fëmijëve që shiste paketa (FOTO LAJM)
Këto janë vipat që u transformuan (FOTO LAJM)
A i trembet arrestimit? Saimir Tahiri me duar në xhepa hyn në Kuvend (FOTO LAJM)
Eni Koçi humbet peshë frikshëm (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media