Home Foto Lajm
PSG fiton titullin, ndërsa Neymar argëtohet me të dashurën e tij (FOTO LAJM)
Paris Saint-Germain mbrëmë festoi titullin kampion në Ligue 5 javë para fundit, pasi shkatërroi me rezultatin e thellë 7-1 Monacon në "Parc des Princes".

Për shkak të dëmtimit që pësoi në kavilje, Neymar Jr nuk ishte i pranishëm për të gëzuar me shokët e skuadrës, pasi ndodhet për fazën e riaftësimit në Brazil.

Disa foto të publikuara nga braziliani në rrjetet sociale nuk u kanë pëlqyer tifozëve parizienë, sepse mendonin se edhe Neymar do ta shprehte lumturinë për këtë sukses, ku ai ka një pjesë të mirë të kontributit.

Neymar ka nxjerrë në plan të parë fotot në krah të pertneres së tij, Bruna Marquezine, gjatë një eventi për mbledhjen e fondeve për luftën kundër Sidës, duke anashkaluar suksesin e Parisit. “Pas një muaji do të jem në fushë”, – u shpreh Neymar, i cili u dhuroi puthje pasionante të fejuarës së tij. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
E mbani mend Kanitën e vogël të X Factor? S'do ta njihni kur ta shikoni (FOTO LAJM)
Shihni si u dhunua nga policia babai i dy fëmijëve që shiste paketa (FOTO LAJM)
Këto janë vipat që u transformuan (FOTO LAJM)
A i trembet arrestimit? Saimir Tahiri me duar në xhepa hyn në Kuvend (FOTO LAJM)
Eni Koçi humbet peshë frikshëm (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media